Mutacioni Omicron po përhapet në Holandë

Varianti Omicron i koronavirusit është përhapur në Holandë që kur mbërriti atje 11 ditë më parë, njoftoi agjencia e lajmeve ANP, duke cituar Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të vendit (RIVM).

Varianti u pa për herë të parë në Holandë më 19 nëntor, përpara se dy fluturime të mbërrinin atje nga Afrika e Jugut javën e kaluar, pasagjerët e të cilëve e mbanin atë, raportoi RIVM më herët.

Të paktën 14 persona në fluturime nga Johannesburg dhe Cape Town, të cilët mbërritën në aeroportin Schiphol të Amsterdamit më 26 nëntor, bartën virusin./albeu.com


Shtuar 30.11.2021 18:08