Erling Haaland të shënojë 50 gola në 50 ndeshje me Borussia Dortmundin është një arritje marramendëse, por si krahasohet ky rekord me të mëdhenjtë e historisë?
Robert Leëandoëski, Loinel Messi apo Cristiano Ronaldo ende nuk ishin bërë makineri golash të pandalshëm kur ishin në moshën e Haaland.
Kemi hedhur një vështrim për lojtarët më të shpejtë që kanë shënuar 50 gola në pesë ligat më të mira të Evropës.
Listë përbëhet nga emra të mëdhenj. Kjo e bën arritjen e Haaland edhe më mbreslënëse, por ku renditet çudibërësi norvegjez?
10- Mohamed SALAH (Chelsea dhe Liverpool)
Salah do të ishte dukshëm më lartë nëse ekperienca e tij të Chelsea nuk do të kishte qenë një dështim duke shënuar vetëm 2 goal në 13 ndeshje. Megjithatë ai kalon në top 10, pasi ka shënuar 47 gola në 59 ndeshjet e tij të para me Liverpool dhe për të bërë 50 i janë dashur 72 ndeshje.
9- Fernando TORRES (Liverpool)
Edhe “El Nino” ëshë aty me Salah sa i përket këtij raporti, pasi spanjollit po ashtu i janë dashur 72 ndeshje për të shënuar 50 gola me “The Reds”.
8- Andriy SHEVCHENKO (AC Milan)
Disa nga golat e Shevchenkos për Milanin janë shënuar para shekullit 20, por në po e përfshijmë ukrainasin sepse golin e 50-të në Serie A e ka shënuar në vitin 2001, dhe i janë dashur vetëm 68 ndeshje.
7- Ruud van NISTELROOY (Manchester United)
Van Nistelrooy kishte nevojë po ashtu për 68 ndeshje për të shënuar 50 golat e tij të parë me Man. United.
Kujtojmë që Sharrer dhe Andy Cola arritën 50 gola në Premier League në më pak ndeshje se holandezi, por para vitit 2000.
6- Cristiano RONALDO (Juventus)
Ronaldo tani është një nga golashënuesit më të medhenj në historinë e futbollit. Në momentin që ai mbërriti në Torino, bagazhi ishte plot dhe nuk ishte befasi që vazhdoi të shënonte edhe në Itali duke u bërë lojtari më i shpejtë që arrin 50 në historinë e Serie A duke ia dashur vetëm 61 ndeshje.
5- Zlatan IBRAHIMOVIC (PSG)
Zlatan Ibrahimovic ishte nga blerjet e para të epokës së Investimeve Sportive të Katarit te PSG dhe ai nuk zhgënjeu.
Suedezit iu deshën vetëm 59 ndeshje për të shënuar 50 gola.
4- Luis SUAREZ (Barcelona)
Uruguajani ka qenë një nga transferimet më të sukeseshmë të Barcelonës duke u bërë shpejt një nga sulmuesit më të mirë të skuadrës dhe duke krijuar një partneritet të frikshëm më Messin dhe Neymar.
Goli i tij i 50-të në La Liga erdhi në ndeshjen e tij të 59-të.
3- NEYMAR (PSG)
Pavarësisht se renditet kaq lart në këtë listë, Neymar në fakt e ka shënuar golin e tij të 50 në Ligue 1 në sezonin e tij të 4-tët.
Braziliani për shkaktë dëmtimeve nuk ka luajtur më shumë se 20 ndeshje në sezon, por kur ka qenë në fushë ka lënë shenjë.
Goli i 50-të ka ardhur në ndeshjen e 58.
2- Cristiano RONALDO (Real Madrid)
Pak nënshkrime në historinë e futbollit kanë bërë aq bujë sa Ronaldo kur mbërriti te Real Madridi në verën e vitit 2009.
Portugezi e ka shënuar golin e 50 me “galaktikët” në ndeshjen e 51-të. Ronaldo është lojtari më i shpejtë që arrin 50 gola në dy liga historike të Evropës. Kjo nuk lë vend për debat.
1-Erling HAALAND (Dortmund)
Haaland mbërriti në Dortmund në moshën 19-vjeçare,por edhe si adoleshent ai tashmë ishte një sulmues i plotë.
Sulmuesit i janë dashur 50 ndeshje për të shënuar golin e 50-të në Bundesligë. r.t/albeu.com