Reshjet e dendura të shiut nxjerrin lumin Vjosa nga shtrati (VIDEO)

Ditët e fundit i gjithë vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Ditën e sotme, për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të shiut, lumi Vjosa ka rritur nivelin e ujit dhe ka dalë nga shtrati.

Lumi ka dalë nga shtrati në pjesën e pazarit te tregu i gjësë së gjallë në Novoselë.

Siç mund ta shihni nga pamjet, lumi ka vërshuar në sipërfaqet e tokave duke përmbytur gjithçka.


Në këto momente shirat vijojnë të jenë me intensitet të lartë në zonën e Çarshovës dhe në majën e Pindit.

Në zonën e Përmetit niveli i Vjosës ka arritur 5.3 m ndërkohë qe pika kritike është 5.4. Kjo situatë është në monitorim.

Niveli i lumit Vjosë në Novoselë aktualisht është në 6.34 metra çka ka sjellë edhe përmbytjen./albeu.com


Shtuar 29.11.2021 17:02