Champions League është rikthyer, ndeshjet e mëdha janë rikthyer dhe disa episode mjaft të çuditshme janë rikthyer gjithashtu. Për shembull, në fund të Manchester City-Borussia Dortmund , një ndeshje e fituar 2-1 nga “Qytetarët” me golat e Foden dhe De Bruyne, diçka e pazakontë ndodhi. Në tunelin që të çon për tek dhomat e zhveshjes, kamerat e “BT Sport” kapën një nga ndihmësit e gjyqtarit rumun Hategan duke ndaluar Erling Haaland dhe i kërkoi një autograf. Një episod i bukur, por që ka ngjallur edhe polemika të mëdha. Pep Guardiola e mori atë me sportivitet. “Më treguan se çfarë ndodhi. Ndoshta arbitri i linjës është një tifoz i Haaland, kështu që pse jo?”.
“Ndoshta autografi është për fëmijët. Është diçka që unë kurrë nuk e kam parë më parë, por arbitrat gjithsesi kanë bërë një punë të mirë, ishin shumë lartë.”