Policia e Delvinës ka shpallur në kërkim një 15-vjeçare, pasi babai i saj ka bërë kallëzim se është larguar nga shtëpia. Sipas tij ajo ka ikur me ish-bashkëshorten.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë, shpallën në kërkim një 15 vjeçare, banuese në Delvinë, pasi ka bërë kallëzim babai i saj, se i është larguar vajza së bashku me ish bashkëshorten e tij”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com