Cristiano Ronaldo dhe sekreti i çuditshëm: Unë marr 30 minuta diell

Në moshën 36-vjeçare, Cristiano Ronaldo vazhdon të tregojë një formë fizike të lakmueshme. Gjithashtu falë disiplinës së vështirë që ndjek ditë pas dite pa dështuar asnjëherë, marrë nga Corriere dello Sport.

Nuk është sekret që kampioni portugez kujdeset shumë për trupin dhe figurën e tij: dokumentari i Amazon Prime Video “All or Nothing: Juventus” ka zbuluar megjithatë disa truke të tij për të qënë në superformë.

“Unë jam mjeku im personal, trajneri im mendor – shpjegon CR7 – Nëse bëni gjërat e duhura, do të jeni më të mirë se të tjerët”.

Por cilat janë “gjërat e duhura” për të cilat po flet Cristiano Ronaldo?

Padyshim që banja dielli është pjesë e kategorisë. “Unë marr 20 minuta diell dhe e di që do të më ndihmojë – tregon ish-lojtari u Juves – Dielli është i mirë për trupin tim. Por nëse do të qëndroja gjithë ditën këtu do të më lëndonte, do të kisha rrudha. Në vend të kësaj 30 minuta më bën të ndihem mirë”. “Unë jam 36 vjeç dhe jam ende këtu”, përfundon Ronaldo. /albeu.com/


Shtuar 26.11.2021 16:26