Bashkëshortja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, ka postuar një fotografi me vajzën e saj, Poem Blu.
Si duket vogëlushja ka pasur ndonjë problem shëndetësor, pasi është paraqitur në fotografi me një maskë oksigjeni.
“Nuk është më aq e frikshme”, ka qenë mbishkrimi në foton e Insta Story.
Gjithsesi ende nuk dihet se çfarë ka Poem, vajza e Sarës dhe Ledrit.
Kujtojmë se Sara ka rrëfyer më parë se shtatzënia e saj ishte shumë e dëshiruar dhe aspak e papritur.
“Shtatzënia ishte e menduar. E menduar sepse ne kishim një vit që provonim dhe nuk po ndodhte, por ndodhi në një moment që ne nuk e prisnim fare dhe na lumturoi akoma shumë fakti që ne nuk e prisnim në atë moment që ndodhi, kështu që çdo gjë ndodhë për një arsye”, ka treguar ajo.
Tregoi gjithashtu se lindja e saj ka qenë natyrale, pasi mendon se si mami dhe bebi duhet ta përjetojnë procesin e lindjes natyrale./albeu.com/