Terrorizuan Yzberishtin, prangoset pas 3 javësh 24-vjeçari

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi më parë ishte shpallur në kërkim.

Dyshohet se ai më datë 6 nëntor, bashkë me 6 persona të tjerë kanë qëlluar më armë zjarri në Yzberisht. Nga hetimet ka rezultuar se ai është autor i dy vjedhjeve të ndodhura më parë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. H., 24 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 06.11.2021, në Yzberisht, së bashku me 6 persona të tjerë (të arrestuar në flagrancë) kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i dy vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

– Më datë  18.11.2021  ka vjedhur një sasi parash dhe disa produkte në marketin e shtetasit V. U.;

– Më datë 22.11.2021 ka vjedhur disa sende me vlerë në magazinën e shtetasit P. E.;/albeu.com/


Shtuar 25.11.2021 16:16