12 raste pozitive me COVID-19 regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ndërkohë fatmirësisht nuk ka jetë të humbura.
Ky është bilanci nga 1559 teste të kryera.
Gjithashtu bëhet e ditur se janë shëruar 16 qytetarë duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157.743.
Numri i rasteve aktive në vend është 323.
Të dhënat i ndau Ministria e Shëndetësisë./albeu.com/