Nëse do ta krahasoni Hygerta Sakon me atë të Miss 1995, me siguri nuk do të gjeni ndonjë ndryshim të madh. Nëse pak kohë më parë do të vinim re vetëm disa kilogramë më shumë, tani që bukuroshja e njohur e ekranit është më në formë se asnjëherë më parë, edhe ato i ka lënë në të shkuarën. Dhe është fiks sa atëherë… kur ishte vetëm 18 vjeç dhe u kurorëzua më e bukura e Shqipërisë.
Sot gazetarja e sportit është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një foto të 26 viteve më parë, duke treguar dhe njëherë se është po aq e freskët.
“Si sot, 26 vjet me pare”, shkruan Hygerta./albeu.com/