E kryqëzuan Semin si tradhtare! Bora Zemani vë “pikat mbi i” dhe i jep fund çdo dyshimi (VIDEO)

Një ndër gjërat më të komentuara në Big Brother VIP, është shoqëria Semi-Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Shoqëria fillimisht e konsideruar e tepruar mes Semit dhe Donaldit fillimisht u kryqëzua si tradhëti në ditët e para ndërsa së fundmi u konsiderua se tepri nga ana e këngëtares e cila sipas banorëve të tjerë po mundohet të kontrollojë Donaldin.

Por si e sheh Bora Zemani këtë raport dhe a shqetësohet për shoqen e saj të ngushtë?

Aspak! Me anë të një postimi në Instastory, Bora ka rrëfyer mbi miqësinë e saj me Semin duke I vënë pikë çdo dyshimi dhe duke e mbështetur atë për çdo veprim të saj në Big Brother.

Shumë krenare për miqësinë e saj, Bora e konsideron veten me fat për një shoqe si Semi e cila është e aftë të luftojë për lumturinë e saj edhe kur të tjetër I kthehen kundër.

Deklarata e Borës: Sot më është mbushur Instagrami plot për të. Unë e dua shumë, ju e keni kuptuar sa e dua unë Semin dhe e njoh shumë mirë, ndryshe nuk do ishte pjesë e jetës sime për kaq shumë vitë. Mendoj që gjërat që e kanë ruajtur marrëdhënien tonë kanë qenë disa.

E para, besimi sepse ne vëmë dorë në zjarr për njëra-tjetrën, kaq mirë e njohim njëra-tjetrën. E dyta protektiviteti. Është diçka që disa të tjerë e konsiderojnë si diçka të keqe, por unë mendoj se është diçka që e ka ruajtur miqësinë tonë sepse jemi protektive ndaj njëra-tjetrës.

Tjetra është fakti që e pranojmë njëra-tjetrën ashtu siç jemi, pa u munduar ta ndryshojmë. Unë Semin e kam pranuar siç është. Ndonjëherë flet më shumë seç duhet. Ndonjëherë bën gallata më shumë seç duhet, të përqafon më shumë seç duhet, ndonjëherë të mbron më shumë seç duhet. Kjo nuk ka asgjë të keqe

Nuk shoh asnjë gjë të keqe, sidomos kur gjërat nuk bëhen me qëllim negativ, përkundrazi. Sot jam e lumtur dhe krenare që më është mbushur Instagrami me vajza që më shkruajnë se do të donin një shoqe si Semi. /albeu.com/


Shtuar 24.11.2021 20:18