Sipas “La Gazzeta dello Sport”, Juventus po synon transferimin e futbollistit të Fiorentinës, Dusan Vlahovic.
Fiorentina ka kërkuar 70 milionë euro për ta lënë 21-vjeçarin të largohet nga klubi dhe Juventus tashmë po përballet me konkurrencën nga ekipet tjera që kanë shprehur interesim për sulmuesin.
“Zonja e Vjetër” është e gatshme të ofrojë 50 milionë euro për transferimin e Vlahovic në janar, 20 milionë më pak se sa kërkon Fiorentina.
Përveç Juves, edhe Man City, Arsenal dhe Tottenham Hotspur janë lidhur me një transeferim të mundshëm të sulmuesit serb./albeu.com/