Shtëpia e Ansu Fatit plaçkitet ndërkohë që familja e tij po shikonte ndeshjen nga ekrani

Ansu Fatit i plaçkitën shtëpinë të shtunën gjatë derbit katalanas të Barcelonës kundër Espanyol, ndërsa futbollisti po shikonte ndeshjen nga stadiumi. Familja e lojtarit, megjithatë, ndodhej në shtëpi në momentin e grabitjes.

Sipas La Vanguardia, hajdutët kanë hyrë nga kati i sipërm, duke marrë para, stoli dhe orë. Ndërkohë, familja e lojtarit ndodhej në dhomën e ndenjes në katin e poshtëm duke ndjekur ndeshjen e Barcelonës. Zhurmat alarmuan familjen, e cila më pas thirri policinë për të mos u përballur me vetë hajdutët. Në momentin që mbërriti policia ata ishin larguar.

Fatkeqësisht për Fatin, alarmi dhe kamerat e sigurisë ishin të fikur në atë moment. Që atëherë, Ansu Fati ka paraqitur një raport në polici./h.ll/albeu.com


Shtuar 23.11.2021 16:42