Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e projektuar për t’u mbajtur në Durrës, është vendosur të mbahet në Elbasan.
Ende nuk dihen shkaqet e ndryshimit të vend-takimit mes dy qeverive. Mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës është parashikuar të mbahet në 26 nëntor.
Tradita e mbledhjes së dy qeverive ka nisur që prej vitit 2014, e që atëherë qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë zhvillojnë mbledhje për të vijuar bashkëpunimin dhe për të nënshkruar marrëveshje në fusha të ndryshme.
Në mbledhjen e 26 Nëntorit pritet të diskutohet për marrëveshjet e nënshkruara gjatë kësaj periudhe dhe të preken fusha si ekonomia, bashkëpunimi diplomatik, arsimi, drejtësia, shkenca dhe kultura./albeu.com/