Qytetari i lutet të rihapë lokalin, Rama i përgjigjet prerë

Për shkak të pandemisë shumë biznese vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Në komunikimin që pati në rrjetet sociale me qytetarët, kryeministri Rama iu përgjigj pyetjeve të tyre.

Një qytetar e ka pyetur kryeministrin Rama nëse mund ta hapë kafenenë e vogël që disponon, por me dyer të mbyllura.

Pronari i një bar-kafeje të vogël i tha kryeministrit se ishte i gatshëm të ndiqte të gjitha protokollet e të merrte të gjitha masat higjieno-sanitare.

Por Rama u tregua mjaft i prerë, duke i konfirmuar se nuk është e mundur.

“E di, por ekspertët thonë që janë vatër e jashtëzakonshme infeksioni. Po shohim të gjitha opsionet, por duhet dhe pak durim” u shpreh Rama.


Shtuar 24.04.2020 14:28