Ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit vazhdojnë të shemben.
Inspektorati Kombëtar i Ndërtimit dhe Bashkia e Tiranës kanë nisur sot shembjen e godinës së Gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet e cila u dëmtua nga tërmeti.
Edhe pse së fundmi u kryen disa rikonstruksione të ndërtesës ajo është dëmtuar prej tërmetit ndaj edhe është vendosur shembja e saj.
Shembja e godinës është bërë me eskavator e makineri të rënda.