Si ndikon izolimi tek menstruacionet

Stresi është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në ndryshimin e ciklit menstrual, aq më tepër tani që prej disa javësh gjendemi të izoluar në shtëpi. Padyshim që karantina ndikon tek periodat, por si?

Distancimi social, vetmia, ndryshimi në aktivitetin fizik ndikojnë të gjitha në psikologjinë e njeriut. Prodhimi i tepërt i kortisolit çliron një hormon që ndikon tek ovulimi, gjë e cila çon në zgjatje të ciklit, shkurtim të ciklit ose dhimbje më të mëdha se normalisht.

Një rritje në nivelin e kortisolit ndërpret ciklin e rregullt hormonal që i duhet trupit për të patur një cikël të rregullt periodash.

Me pak fjalë, gjatë kohës së karantinës do të vini re ndryshime në ardhjen e periodave, por kjo s’vlen për të gjithë sepse çdo trup ndryshon nga tjetri.

Një tjetër faktor i cili kërkon vëmendje është gjumi. Eshtë me shumë rëndësi që gjatë ditëve të periodave të flini mjaftueshëm.


Shtuar 24.04.2020 11:22