Një gazetare e BBC është gjetur e vdekur brenda një hoteli në Kenia.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, të cilat shkruajnë se gazetarja Kate Mitchell, është gjetur e vdekur të shtunën, pak pasi në dhomën e saj ishte aktivizuar sistemi i alarmit.
Ndërkohë dritarja e dhomës së saj në katin e tetë ishte e thyer dhe trupi i një burri që kishte qenë më herët me të, i cili u gjet përtokë jashtë hotelit.
“Ne jemi ende duke hetuar, por deri tani duket se burri është hedhur nga dritarja e katit të tetë pasi ka vrarë britaniken”, tha drejtuesja e policisë së Nairobi.
“Për momentin motivet nuk janë ende të ditura dhe hetuesit po punojnë për identifikimin e rrjedhës së ngjarjeve”, shtoi ajo.
Në një deklaratë të rrjetit BBC thuhej se Mitchell punonte prej 14-vjetësh për median në fjalë dhe kohët e fundit kishte qenë drejtuese projekti në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa./albeu.com/