Lajm i mirë në ditë të vështira: Pagesa e kredive mund të shtyhet me tre muaj të tjerë!

Ndërkohë që vazhdon karantinimi, qeveria ka dhënë një lajm të mirë duke deklaruar se do të kërkojë nga bankat të shtyejnë edhe me tre muaj afatet e pagimit të kredive nga qytetarët.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Shtetit, Arben Ahmetaj, i cili gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ka bërë të ditur se kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takim me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko për këtë çështje.

Nesër do të realizohet një takim i tillë dhe pritet që kjo të shihet si një masë lehtësuese për shqiptarët.

Fillimisht qeveria e kishte parashikuar që shtyrja e pagesës së kësteve të shtyhet deri në maj, por meqë afati për skadon, duket se qytetarët dhe bizneset duhet të negociojnë nga e para me bankat. /albeu.com/


Shtuar 23.04.2020 20:15