Yuri Kim vjen ndryshe, pozon me tregtarët e lagjes (FOTO LAJM)

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka shijuar fundjavën në Tiranë.

Diplomatja amerikane ka postuar disa foto në “Instagram” nga takimet me disa tregtarë.

Kim rrëfen edhe pjesë nga biseda me tregtarët dhe qytetarët që takoi.

“Një shoqe më çoi sot në tregun e lagjes së saj. Ishte kënaqësi të bisedoja me tregtarët për çmimin e frutave dhe perimeve këto ditë, si është jeta për njerëzit e rregullt, punëtorë, shqetësimet dhe gëzimet.

Faleminderit njerëzve të sjellshëm që takova sot, e lumtur që shijova një ditë të bukur në Tiranë me ju” shkruan Kim.

Shohim se mes fotove që ka postuar, njëra është me disa hurma, që ambasadorja ka blerë në treg.

Ndërsa nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha, e sulmoi ambasadoren Yuri Kim pasditen e sotme nga “Foltorja” me Lidhjen Demokratike të Gruas, duke i thënë se duhet të kërkojë falje pasi ka fyerë demokratët./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)