E rëndë në Lushnjë, 13-vjeçari vetëvaret në banesë

Një 13-vjeçar në Lushnjë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Lushnjës.

Policia njofton se dyshohet të jetë vetëvaruar në banesë, ndërsa shkaqet nuk dihen ende.

Kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës është sjellë nga prindërit pa shënja jete, djali i tyre 13-vjeçar, banues në fshatin Golem, i cili dyshohet se është vetëvarur në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj./albeu.com


Shtuar 20.11.2021 18:48