SONDAZHI/ Kunat me Nard Ndokën, kush rrëmben votat e shkodranëve në kampin socialist

Shkodra është një sfidë e vështirë për PS-në, në mos e pamundur ndaj pritet që ky qytet të përfshihet në një garë të fortë në 25 prill.

Nga rezultatet e deritanishme në sondazhin e Albeu.com me pjesëmarrje rekord të qytetarëve, PS ka arritur të sigurojë vetëm 31.24% të votave  duke i hapur rrugën PD.

Kliko KËTU për të marrë pjesë në sondazhin e hapur nga Albeu.com.

Konkretisht nga votat e qytetarëve lista e PS-së kryesohet  nga Frrok Gjini me 15.63% të votave, i ndjekur nga Paulin Stërkaj me 12.50% dhe pas tij Benet Beci me të njëjtën sasi votash.

Gjini mësohet se ka lidhje familjare me Nard Ndokën, i cili është kunati i tij.

Albeu.com do të raportojë në mënyrë periodike mbi zhvillimet më të fundit nga sondazhi. /albeu.com/


Shtuar 6.04.2021 23:49