Efi, një nga vajzat më të reja të programit “Përputhen 3”. Ajo është komentuar shumë, mbi të gjitha për pamjen e saj duke u cilësuar si vajza më e bukur që ka pasur “Përputhen”, por nuk kanë ngelur mbrapa dhe krahasimet me Bora Zemanin, moderatoren e emisionit, si edhe me këngëtaren e mirënjohur, Elvana Gjata.
Dhe në puntatën e fundit kur Efi lexoi pyetjet e ndjekësve nuk mungoi një pyetje për ngjashmërinë e saj me moderatoren dhe këngëtaren.
“E ke diçka Borën dhe Elvanën? Se dukesh sikur t’i bësh të dyja miks”-ishte pyetja të cilës iu përgjigj edhe Efi, edhe Bora.
“Unë që kur kam hyrë në këtë program të gjitha komentet më krahasojnë me ty Bora dhe me Elvanën. Më bëhet shumë qejfi që më krahasojnë me dy femra shumë të bukura, por nuk i kam asgjë”, tha Efi.
“Çuditërisht të treja kemi ngjashmëri se dhe mua më thonë shpesh që ngjaj me Elvanën, por s’jemi asgjë”, u përgjigj dhe Bora.