Nisën 69 shtetas shqiptar drejt Anglisë, burg për 4 trafikantët (FOTO LAJM)

Katër persona janë shpallur fajtorë për tentativën e kontrabandimit të 69 shtetas shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Svanic – një peshkarekë peshkimi 30 m u kap në brigjet e Norfolk nga Forcat Kufitare nëntorin e kaluar dhe u dërgua në Harwich, Essex, ku u zbuluan emigrantët. Anija kishte kaluar 14 orë në det nga Belgjika.

Kfir Ivgi, 32 vjeç, Sergejs Kuliss, 39 vjeç, Alexandrs Gulpe, 44 vjeç dhe Igor Koysi, 56 vjeç, u dënuan nga një juri gjykate, ndërsa, Volodymyr Mykhailov, u lirua.

Anija u kap me ndihmën e rojeve bregdetare teksa i afrohej Great Yarmouth. Më pas ajo u shoqërua në portin e Harwich, ku u gjetën 69 persona të ngjeshur në vaskën e anijes.

Autoritetet u alarmuan fillimisht për operacionin e kontrabandës së njerëzve pas raportimeve për aktivitet të dyshimtë kur anija pësoi defekt në brigjet e Suedisë 15 ditë më parë.

Në një hetim të udhëhequr nga Agjencia Kombëtare e Krimit së bashku me policinë e Essex, Forcën e Emigracionit dhe Forcën Kufitare, vunë në pranga tre anëtarë të ekuipazhit.

Ndërkohë, tre tjerë u arrestuan në bastisjet e kryera nga Agjencia në muajin qershor.

Secili u akuzua për komplot për të ndihmuar imigracionin e paligjshëm sipas Seksionit 25 të Aktit britanik të Imigracionit.

Një i pandehur i gjashtë, Artuas Jusas, 35 vjeç, u deklarua fajtor në një seancë të mëparshme.


Shtuar 18.11.2021 07:47