Shkak lagështia! Autobusi plot pasagjerë del nga rruga, policia në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Rrogozhinë.

Burimet bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur tek rrethrrotullimi i Rrogozhinës, ku një autobus ka dalë nga rruga.

Mësohet se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar dhe shkak mësohet se është bërë lagështia.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit. /albeu.com/

 


Shtuar 18.11.2021 07:51