Për përballimin e krizës së shkaktuar pas shpërthimit të COVID-19, Komisioni Evropian ka propozuar një paketë financiare.
Përmes një shënimi në Twitter, KE deklaron se paketa 3 miliardë euro do të shkojë në ndihmë të 10 vendeve, ku mes tyre është edhe Shqipëria.
Shqipëria është vendosur të marrë 180 milion euro, ndërsa nga kjo paketë do të përfitojë edhe Kosova 100 milionë euro.
”Ne propozojmë 3 miliardë euro ndihmë makro-financiare për të mbështetur dhjetë vendet fqinje në kufizimin e ndikimit ekonomik të pandemisë koronavirus.
BE solidarizohet me këto vende në një kohë krize të tillë,” deklaron KE.
Propozimi, pas një vlerësimi paraprak të nevojave për financim, parashikon që fondet e MPJ-së të shpërndahen si më poshtë:
Republika e Shqipërisë (180 milion €),
Bosnja dhe Hercegovina (250 milion €),
Gjeorgjia (150 milion €),
Jordania (200 milion €),
Kosova (100 milion €),
Republika e Moldavisë (100 milion €),
Mali i Zi (60 milion €),
Republika e Maqedonisë së Veriut (160 milion €),
Republika e Tunizisë (€ 600 milion)
Ukraina (1.2 miliardë €).