Igli Zarka shfaqet për herë të parë pas largimit nga “Big Brother”: Ilir është më manipulatori (VIDEO)

Aventura e Igli Zarkës në “Big Brother VIP” nuk zgjati më shumë se një javë. Aktori u largua papritur nga shtëpia dhe shkak është bërë një gjendje e rënduar shëndetësore, e cila kërkoi shërbim të menjëhershëm spitalor. Gjatë këtyre ditëve ai nuk është shfaqur as në “Fan Club” e as në ndonjë emision tjetër.

Sakaq, mbrëmjen e sotme ai u shfaq në studion e “Big Brother”. Aktori shprehu keqardhjen e tij që u largua shumë herët nga shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe tha se ditët e qëndrimit kanë qenë shumë të bukura.

Sakaq, ai u pyet nga Arbana edhe rreth banorëve. Ilirin e konsideroi inteligjent dhe manipulator, duke thënë se gjatë bisedës të bën të shpërthesh. “Por, në momentin që ti e kupton lojën e tij ai bëhet një njeri i thjeshtë!”- tha aktori. Arjolën e konsideroi të qetë, për Monikën tha se “ka ende kohë për tu futur në lojë”, kurse Donaldi tha se është i sinqertë dhe se do që të ruajë miqësinë me të edhe në vijim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Shtuar 17.11.2021 10:46