Lala tregon lidhjen e Bardhok Pllanajt me fisin Rraja dhe dosjen “339”

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se Bardhok Pllanaj, i cili u ekzekutua në Shkodër, ishte një person i cili kishte lidhje të forta me botën e krimit dhe kontakte me organet ligjzbatuese dhe politikën.

Lala tha në emisionin “Opinion” se Pllanaj në vitin 2012 në bashkëpunim me një person nga fisid Rraja, kanë bashkëpunuar për trafikimin e lëndëve narkotike.

Të lidhura

None found

Po ashtu, ajo shprehet se emri i Pllanajt ishte i përfshirë dhe në Dosjen 339, ku përfshihen hetimet për krime zgjedhore, por dhe për laboratorin e drogës në Brenog të Hasit.

“Bardhak Pllanaj quhej “kumbar” i grupeve kriminale se mbante raporte mes grupeve kriminale, në një farë mënyre ai ishte ekuilibruesi mes tyre. Pllanaj qëndronte në Shkodër pa makinë të blinduar se e konsideronte veten mbi palët për shkak të lidhjeve të forta në Polici dhe në ato ligjzbatuese, lidhje politike dhe për shkak të kapacitetit financiar.

Në vitin 2012, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet për një grup kriminal që trafikonte drogë nga Himara. Fillimisht u hetua ai grup dhe u godit. Bardhok Pllanaj bashkë me pjesëtarë të fisit Rraja nga Fushë-Kruja filluan ti hidhnin çantat në det dhe ca çanta u fotografuan autoritetet.

Gjykata arriti të arrestonte disa, i vetmi që nuk ishte prekur  ishte Bardhok Pllanaj i cili ishte kryesori në këtë histori dhe me një djalë nga Vlora. U arrestuan më vonë ata, 2 vite e gjysmë më vonë. Emrin e Pllanaj e kam gjetur në dosjen 339, mes të tjerave dilnin disa grupe kriminale, mes tyre dhe Avdulajt, dhe diskutonin për zgjedhjen e Presidentit të FSHF.


Shtuar më 5.04.2021 23:55

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişdirectorsprofilekahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş