Zinedin Zidane rikthen interesin për yllin i Bayern Munchen

Zinedin Zidane dhe Reali i Madridin kanë kthyer interesin për yllin austriak të Bayern Mucnhen, David Alaba.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, tekniku i Real Madridit i ka hedhur sytë nga Bayern për të transferuar mbrojtësin bavarez

Mbrojtësi ka një kontratë me Bayernin deri në vitin 2021 dhe rinovimi ende nuk po duket në horizont. Për këtë arsye, Reali kërkon të përfitojë, pasi Alaba nuk e ka fshehur që është në kërkim të një eksperience të re.

Nëse austriaku nuk rinovon me klubin gjerman deri në fund të sezonit, atëherë largimi i tij do të ishte e vetmja zgjidhje.


Shtuar 21.04.2020 11:11