Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Kuvend për buxhetin e vitit 2022. Rama tha se buxheti është një arritje domethënëse dhe pasi njoftoi rritjen e pagave për punonjësit e fushave të ndryshme, tha se do të ketë një rritje dyfish të ndihmës sociale për familjet me 3 fëmijë.
“Është një buxhet i ndërmjetëm, i shkaktuar nga dy fatkeqësi të mëdha natyrore dhe fazës së re për ambiciet e një zhvillimi të ri. Skema e këtij buxheti është në dëshmi e dy arritjeve domethënëse. Plagën e tërmetit po mbyllen ato të pandemisë po trajtohen. Asnjë sektor apo reformë nuk është lënë pas dore. Me këtë buxhet të ndërmjetëm pavarësisht edhe krizës së energjisë rrisim financimin për të mbështetur njerëzit e këtij vendi. Injektojmë financime të konsiderueshme në ekonominë familjare. Rritje e shpenzimeve publike dhe mbajtjet në parametra të borxhit publik. Do të rrisim pagat për mjekët, infermierët dhe mësuesit me 6%.
Rrisim pagat për mësuesit mjekët dhe infermierët deri në 40% deri në fund të mandatit të tretë. Zerojmë taksën për pagën deri në 40 mijë lekë, ku përfitojnë 80 mijë qytetarë. Dyfishojmë ndihmën sociale për familjet me 3 fëmijë dhe e rrisim me 10% për të tjerat. Ligjërojmë me këtë buxhet pagën prej 30 mijë lekësh në muaj për naftëtarët e fierit për gjithë vitin 2022. Financojmë me 2.6 mlrd indeksimin e pensioneve, si edhe bonusin e fundvitit për pensionistët. Financojmë vijimin e vaksinimit. Duhet më shumë durim për Reformën në Drejtësi”, tha Rama./albeu.com