Deputeti Kujtim Gjuzi është shprehur mbrëmjen e djeshme në “360gradë” se presidenti shkeli Kushtetutën dhe i dha kompetenca Ramës.
“Humanizmi i kryeministrit shkoi drejt diktatit, duke shkelur Kushtetutën me nxjerrjen e tankeve dhe autoblindave.
Nuk mund ta bënte pa urdhër të Komandatit të Përgjiithshëm të FA.
Edhe presidenti Ilir Meta shkel Kushtetutën dhe i jep kompetenca në mënyrë personale Edi Ramës, dhe ky i fundit merr kompetencat e komandantit të Forcave të Armatosura.
Kemi qenë 44 ditë nën diktaturë monopartiake të Edi Ramës. Parlamenti ka qenë zero. Këtu ka përgjegjësi dhe kryetari i Parlamentit”, deklaron deputeti i dale nga lista e PD!