Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i frikshëm i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku u vranë dy të rinj, Armando Duman, 26 vjeç dhe Erigers Mihasi 32-vjeç.
Burimet bëjnë me dije se brenda makinës së autorëve të cilës i vendosën zjarrin në Thumanë pas krimit, janë gjetur dy armë zjarri të llojit kallashnikov.
Të lidhura
None found
Armët pa silenciator janë gjetur në mjetin “Toyota” në Thumanë, me targa “AA 532 ON” e cila rezulton e vjedhur pak muaj më parë në Tiranë.
Policia bën me dije se brenda makinës nuk është gjetur asnjë njeri ndërkohë shkrumbimi nga zjarri ka bërë të pamundur identifikimin e autorëve nga shenjat e lëna në makinë dhe në armët e krimit.
Njoftimi i policisë mbi gjetjen e makinës së krimit:
Tiranë/ Informacion shtesë
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur te “2 rrathët” në Unazë të Re, ju bëjmë me dije se :
Grupi hetimor ka bërë identifikimin e dy personave që kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri:
Drejtuesi i mjetit shtetasi E. M., 32 vjeç dhe pasagjeri shtetasi A. D., 26 vjeç.
Ndërkohë në Thumanë është gjetur një automjeti tip “Toyota” duke u djegur dhe dyshohet se është automjeti që kanë përdorur autorët e ngjarjes.
Targat e mjetit të djegur rezultojnë të vjedhura në Tiranë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e ngjarjes si dhe grumbullimin e provave që çojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes.
