Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar kalendarin e udhëtimeve që do të kryhen në data 20, 21, 22 dhe 23 prill, në kuadër të nisjes së procesit të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë jashtë vendit dhe që duan të kthehen në Shqipëri.
Sipas kalendarit të publikuar, ditën e sotme pritet të kryhen katër fluturime, Tiranë-Bari, Bari-Tiranë, Tiranë-Romë dhe Romë-Tiranë.
Ndërkohë, në datën 21prill do të jenë fluturimet Tiranë-Frankfurt dhe Frankfurt-Tiranë, në datën 22 prill do të jetë fluturimi Tiranë-Londër dhe Londër-Tiranë dhe në datën ndërsa në datën 23 prill do të jetë fluturimi Tiranë-Paris dhe Paris-Tiranë.
Deri më tani janë kryer disa fluturime riatdhesimi, nga Stambolli, Roma e Milano, ndërsa personat e kthyer , pas kontrolleve në aeroport, janë drejtuar për në Durrës, në hotelet e zgjedhura për karantinën 14 ditore.