Rusia ka deklaruar se dërgesat ruse të gazit në Europë nuk do të pezullohen, pavarësisht kërcënimeve nga Bjellorusia, e cila paralajmëroi dje se mund të mbyllë tubacionin e gazit që kalon nëpër territorin e tij, në rast se BE vendos sanksione të reja.
Rusia “është dhe do të mbetet një vend që përmbush të gjitha angazhimet e saj për të ofruar gaz për konsumatorët europianë,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dritri Peshkov .
Në të njëjtën kohë, Peshkov tha se presidenti bjellorus Alexander Lukashenko nuk u konsultua me Moskën përpara se të kërcënonte BE-në se do të ndërpresë furnizimin me gaz. Kujtojmë se Lukashenko ka deklaruar se nëse BE do të vendosë sanksione të reja, Bjellorusia do të kundërpërgjigjet.
“Europa po ngrohet dhe ata ende kërcënojnë të mbyllin kufijtë tanë. Po sikur të mbyllim rrjedhën e gazit? “Prandaj, unë do t’i rekomandoja udhëheqjes polake, lituanezëve dhe njerëzve të tjerë pa tru që të mendojnë para se të flasin, ” tha ai./abcnews.al