I ndau dhe i bashkoi Lulzim Basha, Jozefina Topalli rikthehet e mbështet publikisht Sali Berishën  

Ish-kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli thotë se nuk është zhgënjyer kurrë nga kreu i PD Lulzim Basha, pasi e ka njohur që në fillim atë.

Duke folur në emisionin “Opinion” ish-kryetarja e Parlamentit tha se Kuvendi është forumi më i lartë dhe i plotfuqishëm, dhe kur mblidhet ai përfaqësia kthehet në anëtarësi.

Ndër të tjera, Topalli është rikthyer duke mbështetur kështu nismën e ish-kryeministrit Sali Berisha për Kuvendin Kombëtar pas një kohe të gjatë ftohje në marrëdhenie që nisi me propozimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD.

“Do mblidhet Kuvendi. Është forumi më i lartë, i plotfuqishëm, përballë të cilit të gjithë të tjerët janë anëtarë dhe nuk ekziston asnjë forum tjetër që mund ti mbivendoset.

Dhe kur mblidhet anëtarësia, dhe z.Berisha kishte shumë të drejtë, përfaqësia kthehet në anëtarësi. Prandaj kur thotë ai sekretar i përgjithshëm, gënjen, spekulon.

Nuk njohin as anëtarësinë, as partinë, dhe kujtojnë se partia është sekretariati. Kur bëhen zgjedhjet parlamentare, Kuvendi mbledh veten, kur presidenti nuk e mbledh”, tha më herët Topalli. /albeu.com/

 


Shtuar 11.11.2021 22:06