Xavi nuk është vetëm një trajner tek Barcelona, ja të gjitha detyrat që ai ka tek klubi

Xavi Hernandez ka nënshkruar kontratën e tij si tekniku më i ri i klubit katalanas por jo vetëm.

Laporta i ka besuar atij pothuajse të gjithë klubin e Barcelonës. Përveç bosit të stolit do të ketë dhe disa role të tjera me shumë rëndësi. Laporta i ka dhënnë fuqi vendimesh Xavit jo vetëm tek lojtarët por edhe tek sektorët e tjera të klubit.

Xavi do të ketë fjalën e fundit e drejtuesit sportiv, pra me pak fjalë Xavi do të vendosi se kush lojtar do të afrohet e kush do të largohet.

Xavi do të ketë fjalën e fundit në infermieri, tek vendimet e stafit apo tek të gjitha departamentet e tjera të klubit të Barcelonës. Laporta kishte pikërisht këtë arsye dhe ja pse e kërkonte me patjetër Xavin në ekip.

Ish-lojtari i Barcelonës është i vetmi person për presidentin Laporta që mund t’i besojë komplet klubin, Xavi merr vendimet ndërsa Laporta hedh paratë dhe firmën, kjo është ideja e të gjithës./h.ll/albeu.com


Shtuar 11.11.2021 18:05