”Nga nesër rifillon jeta”, këto janë bizneset të cilat do të qëndrojnë hapur deri në orën 17.30

Prej ditës së sotme e deri nesër në orën 5.00 gjithçka do të jetë mbyllur. Më pas, do të fillojë aktiviteti në dyqanet të cilat kanë qëndruar mbyllur prej mëse 5 javësh si pasojë e pandemisë.

Do të jenë dyqanet e kozmetikës, të kompjuterëve, të veshjeve, të bizhuterive apo elektroshtëpiakeve dhe mobiljeve, të cilat do të hapen nesër pas urdhrit të ri të qeverisë.

Dje u bë publike lista e bizneseve që do të nisin punën në fashën orare 05:00-17:30. Por këto biznese duhet të sigurojnë disa kushte bazë për punonjësit, në mënyrë të shmanget përhapja e COVID-19.

Sipas urdhrit të ri të publikuar, punëdhënësi duhet t’u sigurojë maska dhe doreza për punonjësit, si dhe dezinfektantë.

Në listën e atyre bizneseve që do të hapen janë edhe sipërmarrjet e prodhimit, artikujve tekstile, tregjeve të shumicës, hotelet, sektori i peshkimit, ushqimoret, fruta perimet, elektroniket, karburantet, mobiljet dhe elekroshtëpiaket.


Shtuar 19.04.2020 10:22