Championsi pritet të rikthehet në këtë datë

UEFA pritet të njoftojë gjatë javës se planifikon ta organizojë Ligën e Kampionëve nga 7 deri më 31 gusht. Plani është që një ndeshje të luhet çdo tri ditë deri në finale më 29 gusht.

Organi qeverisës i futbollit evropian e ka caktuar një varg takimesh për të martën, të mërkurën dhe të enjten e javës që po vjen, për të biseduar për mënyrën e përmbylljes së sezonit 2019/20 midis pandemisë koronavirus.

Sipas Sky Sport Italia, ideja është që garat e klubeve të zhvillohen nga 7 gushti, menjëherë pasi të jenë përmbyllur ligat vendore.

Opsioni më i mundur është që ndeshjet e kthimit te mbetura nga 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, Real Madrid-Manchester City, Juventus-Lyon, Bayern Munich-Chelsea dhe Barcelona-Napoli, të zhvillohen më 8 gusht.


Shtuar 19.04.2020 10:26