Berisha sfidon Bardhin: Kuvendi do të mblidhet, eja verifikoji firmat!

Ish-kryetari i PD Sali Berisha tha në një lidhje në emisionin “Opinion” se Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet në transparencë të plotë. Berisha ka ftuar të gjitha mediat të verifikojnë firmat në formularët e dorëzuar në PD.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, përse këto firmat nuk çohen për verifikim tek zoti Basha apo Bardhi, ai u shpreh: “Të shkojë zoti Bardhi, të shkojë dhe të verifikojë çfarë të dojë. Transparencë po, vendimarrje jo. Vendimarrja është e atyre burrave dhe grave që kanë firmosur, që kanë marr përgjegjësinë historike para shqiptarëve për një akt madhor”.

I pyetur nëse është i bindur për mbledhjen e kuvendit, Berisha tha: “Do mblidhet me transparencë të plotë. Këtyre zotërinjve që kanë firmosur, grupi i tyre do i pajisë të gjithë me mandate. Por me mandate do pajisen të gjithë delegatët e kuvendit. Kur flet anëtarësia, përfaqësia është vetëm anëtarësi”./Opinion.al


Shtuar 11.11.2021 00:03