Ndonëse ka lënë futbollin prej më shumë se 8 vitesh, David Beckham vijon të ketë të njëjtin klas në përdorimin e topit dhe në goditje, gjë që e ka demonstruar së fundi edhe në një video të shpërndarë në Instagram.
Ish ylli anglez, i cili shquhej për krosimet dhe goditjet e dënimit, ka gjuajtur disa herë me një top me bojë, në një sfond të bardhë dhe me njollat e lëna nga sfera, ka formuar një pemë krishtlindjeje.