Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve të Tiranës pasi një 77-vjeçare rezulton e humbur. 77-vjeçarja, Drita Shehu sipas familjarëve ka dalë prej orëve të mëngjësit nga shtëpia dhe nuk është kthyer.
E moshuara ka veshur pantallona ngjyrë kafe, shapka të zeza dhe bluzë ngjyrë gri.
Policia bën me dije se Shehu jeton në Qytet Studenti. Nëse keni informacione, kontaktoni në numrin: 068 44 31 052 /albeu.com/