Handanovic vendos se në cilin klub do ta mbyllë karrierën

Portieri dhe kapiteni i Interit, Samir Handanovic duket se do ti qëndrojë besnik “zikaltërve” deri në mbylljen e karrierës.

Portieri i Sllovenisë ka vendosur të përfundojë karrierën tek Inter, pjesë e cilës skuadër është që ka viti 2012.

Handanovic tek Inter ishte transferuar nga Udinese, dhe përgjatë kësaj kohe, ka ftuar respektin e një nga portierëve më të mirë në botë.

“Në Inter, ata e vlerësojnë shumë Handanovicin për ndershmërinë e tij. Ai shumë shpejtë do të zgjasë kontratën e tij sepse dëshiron të përfundojë karrierën aty”, ka deklaruar gazetar i Sky Sports, Andrea Paventi.

“Ai dëshiron të jetë i disponueshëm për klubin edhe pas përfundimit të karrierës me përvojën e tij”./


Shtuar 18.04.2020 11:00