Dëmtimi i Pogba, francezi mbyll vitin 2021

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba pësoi një dëmtim teksa ishte në stërvitje te Kombëtarja e Francës.

Mediat franceze kanë dhënë disa detaje për dëmtimin e mesfushorit, i cili do jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë.

RMC Sport raporton se Pogba pritet të mungojë ndërmjet 8-10 javë shkaku i lëndimit.

Pogba do rikthehet në Manchester që të vazhdojë me trajtimin, derisa nuk pritet të rikthehet brenda vitit 2021.

Në këtë edicion, në të gjitha garat, mesfushori zhvilloi 13 ndeshje, ku regjistroi shtatë asistime./albeu.com


Shtuar 9.11.2021 12:10