Akademia e Barinjve e sugjeruar nga qeveria ka shkaktuar të qeshura dhe ironi në rrjete.
Duke folur nga Kuvendi i Shqipërisë, deputeti demokrat Saimir Korreshi ironizoi sërish “akademinë e barinjve”, duke shtuar se qeveria nuk e specifikoi se kush do të merrej me dele dhe se kush do të merrej me dhi.
Korreshi: Gjatë javës sa kaluar kjo qeveri miratoi një ligj dhe na promovoi një akademi. Vetëm se nuk na e specifikoi kush do të merret me dele dhe kush do të merret me dhi.”
Siç jam shprehur edhe më herët në Komisionin e Ligjeve, ligji i bashkëqeverisjes realisht është si një papuçe leshi e veshur ne behar. Sepse ajo rri ngushtë me normat Kushtetuese. Ligji krijon problematika mbi disa parime kushtetuese.
Përkatësisht, parimin e ndarjes së pushteteve, autonomisë vendore, parimin e ndarjes së pushteteve duke kuptuar jo vetëm në një vijë vertikale nëpërmjet tre pushteteve por edhe në vijë horizontale përmes pushtetit qendror dhe vendor.
Në parim lidhet ngushtësisht parimi i decentralizimit dhe i autonomisë vendore që garanton hapësirën e nevojshme për organet e pushtetit vendor për të ushtruar kompetencën e tyre në pavarësi nga qëndroi.
Por ky ligj synon praktikisht vendosjen e tyre nën kontrollin e pushtetit ekzekutiv….Kjo çorape leshi është edhe e grisur. Sepse kjo agjenci ka që nga viti 2017 që ekziston. Rezultatet: 183 mijë ankesa dhe 1800 zgjidhje, pra një dështim total. Pra ka bërë një vrimë në ujë dhe tregon sesa e dështuar është kjo qeveri në dhënien e shërbimeve të qytetarëve shqiptarë. /albeu.com/