Tragjedia me 8 të vdekur në koncert, dy reperët e njohur paditen për neglizhencë

Një pjesëmarrës në festivalin në Astroworld ka paditur Travis Scott dhe Drake për mbi 1 milionë dollarë me pretendimin se kanë nxitur turmën, ku humbën jetën 8 persona dhe shumë të tjerë u plagosën. 23-vjeçari Kristian Paredes paraqiti ankesën të dielën duke akuzuar reperët, Live Nation Entertainment Inc. dhe Harris County Sports and Convention Corporation për neglizhencë.

Sipas ankesës së siguruar nga Daily Mail, i ftuari special Drake “doli në skenë së bashku me Travis Scott dhe ndihmoi në nxitjen e turmës.” Ai shprehet se Drake ka vazhduar të performojë me Scott pasi situata doli jashtë kontrollit. 23-vjeçari po kërkon 1 milion dollarë për lëndimet trupore që ka pësuar, disa prej të cilave pretendon se janë të përhershme si dhe për të mbuluar shpenzimet mjekësore.

“Turma u bë kaotike dhe një rrëmujë filloi duke lënë tetë të vdekur dhe dhjetëra të tjerë, përfshirë Kristian Paredes të plagosur rëndë. Shumë iu lutën rojeve të sigurisë të punësuar nga Live Nation Entertainment për ndihmë, por u injoruan,” thuhet në dosje.


Shtuar 8.11.2021 11:49