Një polic në Elbasan është vënë nën hetim nga SHÇBA pasi ka nxjerrë nga komisariati makinën e sekuestruar për 19 gjoba të papaguara.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se polici në fjalë nxorri nga sekuestrimi një makinë e cila ishte në pronësi të familjes së tij.
Burime bëjnë me dije se janë duke u parë pamjet filmike të Drejtorisë së Policisë, si dhe është marrë në pyetje i gjithë zinxhiri komandues i policisë, nga momenti i konstatimit të mjetit, shoqërimit në komisariat dhe lënia më pas e tij. /albeu.com/