Para pak minutash ka përfunduar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Tetovë.
Pjesëmarrësit edhe këtë herë ishin të shumtë, por për dallim nga herët e tjera, këtë radhë ata zgjodhën të bllokojnë autostradën duke lëvizur me një shpejtësi prej 10-15 km me veturat e tyre nga Zhelina deri në Tetovë.
Si pasojë e kësaj lloj proteste të zgjedhur nga protestuesit u krijua një trafik i rënduar në drejtim të Gostivari ku vazhdon edhe në këto momente. Radhët e gjata në autostrada vijojnë të jenë disa kilometra.