Andres Villas-Boas paralajmëron Conten: Kujdes mos e pëson si Mourinho

Trajneri portugez, Andres Villas-Boas ka paralajmëruar italianin Antonio Conten për jetën si trajner i Tottenham Hotspur.

Conte u emërua trajner i Spurs të martën pas shkarkimit të Nuno Espirito Santos, i cili pati rezultate të këqija gjatë muajit tetor.

Megjithatë, ish-trajneri i Tottenhamit, Villas-Boas e ka paralajmëruar Contes se puna te klubi londinez nuk është aspak e lehtë.

“Ai ishte i suksesshëm në Chelsea dhe Inter dhe mund të bëjë një punë të mirë. Ai ka motivim për të arritur objektivat”, ka thënë fillimisht Villas-Boas.

“Conte është i përshtatshëm për këtë punë”.

“Të gjithë kanë uljet dhe ngritjet e tyre, por Daniel Levy (kryetari i Tottenhamit) nuk është një person i lehtë për t’u përballur. E kam thënë tashmë kur Jose Mourinho ishte atje dhe unë isha në Marseille”, përfundoi portugezi.


Shtuar 4.11.2021 19:33