Pasi publiku kishte vendosur që Sabiani do të ishte i eleminuari i mbrëmjes në Big Brother Vip, ka ardhur një reagim aspak i zakonte nga Ilir Shaqiri.
Ky i fundit i kërkoi Arbanës që edhe ai të largohej.
Mirëpo, moderatorja i është përgjigjur duke thënë se të vijë fillimisht Sabiani në studio, e Iliri të marrë kohën e tij për të menduar.
Ky vendim nga ana e publikut ka habitur banorët, të cilët kanë shpërthyer në lot me ikjen e Sabianit.
Kujtojmë se të gjithë banorët kanë qenë në nominim, për shkak se Sabiani, Iliri dhe Monika gjatë javës së kaluar kishin folur me kode, gjë që nuk lejohet sipas rregullave të Big Brother./albeu.com