Është duke vazhduar seanca e gjykimit ndaj Salih Mustafës në Gjykatën Speciale në Hagë, shkruan Gazeta Express.
Ditën e sotme ka treguar versionin e tij dëshmitari i radhës kundër Mustafës.
Ai është pyetur nëse është takuar me Mustafën pas luftës, por përgjigja e tij ishte e paqartë.
Por në një moment ai e pranoi këtë gjë dhe shtoi se i është prezantuar atij si Cali.
Pjesë nga dëshmia:
Avokati Von Bone: A jeni takuar ndonjëherë me z.Mustafa më përpara?
Dëshmitari: Po jam takuar.
Avokati: A jeni takuar ndonjëherë pas luftës?
Përgjigja e dëshmitarit e paqartë.
Avokati: A e keni takuar ndonjëherë personalisht gjatë luftës.
Përgjigja e dëshmitarit paraqitet si përmbajtje e redaktuar.
Avokati: Je përshëndetur apo si?
Përgjigja e paqartë e dëshmitarit.
Avokati: Si u përshëndetët me të atëherë, si e dinit që ishte ai?
Dëshmitari: E kam njohur në bazë të shokëve.
Avokati: A të ka thënë ty dikush tjetër që personi ishte Salih Mustafa?
Dëshmitari: Po
Avokati: A të tha ai që ishte Salih Mustafa apo Cali?
Dëshmitari: Cali, Cali
Avokati: A ka ardhur ndonjëherë ai tek ti për ta riparuar veturën apo për diçka të ngjashme?
Përgjigja e dëshmitarit e paqartë.
Avokati: A keni pasur ju ndonjëherë ndonjë kontakt personal apo vetëm përshëndetje dhe asgjë tjetër?
Dëshmitari: Vetëm përshëndetje, kontakt personal jo asnjëherë.
Në momentin kur avokati e pyeti dëshmitarin për njësinë “Skifterët”, përgjigja e dëshmitarit u paraqit si përgjigje e redaktuar.
Avokati: Z. Dëshmitar, ti the që Brigada 153 e kishte shtabin tek shkolla. A është e saktë kjo?
Dëshmitari: Po.
Avokati: Kush ishin komandantët?
Dëshmitari: Kur kam shkuar unë ka qenë Sejdi Veseli nëse nuk gaboj kështu.
Avokati: Për çfarë shkove ti atje?
Seanca kaloi në private.
Avokati: A varej nga Brigada njësia juaj?
Deklarata e dëshmitarit e paqartë.
Avokati: A mund të na thuash se si e ke vënë re këtë gjë. Si e kuptove që varej nga Brigada.
Dëshmitari: Nuk kam përgjigje në këtë pyetje.
Avokati: a ju ka shpjeguar dikush më përpara që ju vareshit nga Brigada 153 bë kohën kur u anëtarësuat në UÇK.
Dëshmitari: Po.
Avokati: A vinin në njësinë tuaj udhëheqësit e Brigadës?
Përgjigja e dëshmitarët e paqartë.
Avokati: Me kë takoheshin kur vinin?
Dëshmitari: Me komandantin e njësisë.
Avokati: Pse shkojë atje, çfarë pune bëje?
Dëshmitari: Me qu ushqime.
Avokati: Të kujtohet se ke shkuar edhe tek baza e “Skifterëve”.
Dëshmitari: Vetëm njëherë kam qenë aty.
Avokati: A mund të na shpjegosh se si ishte baza atje kur ke shkuar?
Dëshmitari: Tash shumë pak po më kujtohet. Ka qenë një shtëpi, kemi marrë ushqimin aty dhe nuk më kujtohet kumedit sa ajo pjesë.
Avokati: E kishe parë ndonjëherë më përpara atë ushtarin ti?
Përgjigja e dëshmitarit e paqartë.
Avokati: A ishte vetëm një shtëpi e vetme aty për të cilën po flet?
Dëshmitari: Po.
Avokati: Mendon se ishte një vend i izoluar aty?
Dëshmitari: Në çfarë kuptimi i izoluar. S’po e kuptoj.
Avokati: Ishte pranë një fshati apo në një vend të humbur që s kishte shtëpi përreth?
Dëshmitari: S’kishte shtëpi përreth.
Avokati: E madhe apo e vogël ishte kjo shtëpia apo ishte një shtëpi normale për një familje, a mund të na e shpjegosh më tej.
Dëshmitari: Nuk e di. E di që ka qenë një shtëpi, por nuk e di se a ka qenë për një familje apo si ka qenë./albeu.com/